Shkatërrohet grupi i madh i narkotrafikantëve shqiptaro-italianë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 21.01.2025, 10:18

Një bashkëpunim i suksesshëm midis policisë italiane, asaj shqiptare dhe autoritetit hetimor SPAK ka çuar në shkatërrimin e një organizate kriminale të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika e Jugut.

Gjatë këtij mega-operacioni, janë lëshuar 12 urdhër-arreste me burg, ndërsa 8 persona të tjerë janë vënë nën hetim. Arrestimet janë kryer në disa qytete të Italisë, përfshirë Brescia, Milano, Torino, Verona, Bolzano, Cremona, Novara, Pavia, Trento, Treviso, si dhe në Shqipëri.

Sipas hetimeve, organizata kriminale ishte angazhuar në trafikimin e lëndëve narkotike në të gjithë Europën Qendrore, duke përdorur automjete të modifikuara posaçërisht për fshehjen e drogës. Operacioni përfaqëson një goditje të fortë kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe ka rezultuar nga bashkëpunimi ndërkombëtar mes autoriteteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit