Grushta e shkelma kokës! 12-vjeçari dhunon sistematikisht shokun, shteti s’jep zgjidhje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.01.2025, 09:30

Pamje të rënda të dhunës ndaj një të mituri janë publikuar dhe bërë virale në rrjetet sociale.

Një 12-vjeçar shan bashkëmoshatarin e tij dhe e godet me grushta e shkelma në fytyrë e kokë. Ky rast alarmant dhe i rëndë ka ndodhur në komunën Shtime, Kosovë.

Dy të miturit janë shokë klase, por prej vitesh 12-vjeçari dhunon në format më ekstreme shokun e tij, i merr paratë që prindërit i japin për shkollë dhe e kërcënon.

I mituri nga frika dhe kërcënimet e shokut 12-vjeçar nuk tregonte asgjë edhe pse një ditë ai i grista rrobat, një ditë i fuste kokën në koshin e plehrave apo ditë tjetër edhe e linte pa bukë.

Mamaja e djalit të dhunuar ka mbetur e shokuar kur ka parë videon e publikuar në TikTok pasi gjithmonë e shihte djalin me shenja në trup, por ai kurrë s'i tregonte çfarë i kishte ndodhur.

Autoritetet kosovare, Policia, Drejtoria e Shkollës por edhe Punët Sociale janë në dijeni të kësaj dhune të vazhdueshme, por ende nuk kanë marrë asnjë masë. Policia e justifikon dhunën dhe veprimet ekstreme të 12-vjeçarit si shaka mes fëmijëve, ndërsa mësuesja e shkollës heq përgjegjësinë duke thënë se nuk ka çfarë të bëjë.

Prindërit e djalit të mitur kërkojnë masa urgjente nga shteti pasi nëse atij i ndodh diçka më e madhe, faji nuk do mbetet jetim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit