Babai i Martin Canit: I vëllai ende nuk e di që ka ndërruar jetë, merr fotot e tij

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 20.01.2025, 13:44

Babai i Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra pranë shkollës "Fan Noli", ka deklaruar se në një intervistë se kërkon drejtësi për të birin. Ai ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen psikologjike të familjes dhe ka zbuluar se djali i vogël, Henri, nuk është ende në dijeni për ndarjen nga jeta të vëllait.

"Jemi në një gjendje të rënduar psikologjike. Nusja është mbyllur në vetvete dhe kemi nevojë për ndihmën e një psikologu. Vëllai i Martinit, Henri, akoma nuk është në dijeni të ngjarjes sepse gjendja e tij shëndetësore mund të përkeqësohet. Është më tragjike akoma situata me djalin e vogël. Henri merr fotografitë e Martinit, por nuk e di ende që vëllai i ka ndërruar jetë. Nëse do t’i tregojmë të vërtetën, kemi frikë se do të kthehet pas progresi i djalit, dhe kjo na vret shumë. Kërkojmë drejtësi, që institucionet të bëjnë punën. Zinxhiri nis që nga dera e shkollës. Ndihma e parë duhej t’i jepej në QSUT, jo të çohej te Trauma", – tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit