Pse stjuardesat i mbajnë duart pas shpinës kur futeni në avion?

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.10.2024, 21:00

Duhet të keni vënë re se gjatë hyrjes në avion, në derë qëndron një stjuardesë e cila ju mirëpret me duart e fshehura pas shpinës.

Stjuardesat kanë një arsye pse i mbajnë gjithmonë duart pas shpinës kur ju drejtojnë për te ndenjësja përkatëse në avion. Ky veprim bëhet për një arsye tjetër, e cila shkon përtej përshëndetjes dhe etikës.

Jo, nuk kanë spraj me piper, por një klikues të thjeshtë për të numëruar pasagjerët. Klikuesi nuk mbahet në sy të pasagjerëve, në mënyrë që të mos tërheqë vëmendjen.

Qëllimi i klikuesit është numërimi i pasagjerëve në bord, për të siguruar që askush nuk ka humbur dhe se numri i pasagjerëve në avion përputhet me atë që kaloi në portën e aeroportit.

Përdorimi i klikuesit është i rëndësishëm, pasi në vitin 2019 u vonua për rreth dy orë një fluturim nga Aeroporti Stansted i Londrës në Belfast, sepse stafi kishte hasur vështirësi të numëronte pasagjerët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit