Kishte shqetësime të pazakonta, mjekët i gjejnë gruas buburrecin e ngordhur në vaginë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.10.2024, 22:56

Një grua në Honduras e cila u paraqit në një klinikë mjekësore pasi ndjente një shqetësim të pazakontë në organet gjenitale, u trondit pasi zbuloi se në vaginën e saj gjendej një insekt i ngordhur.

Pacientja, e cila nuk është identifikuar, u ankua në klinikë për një ndjesi “tepër të çuditshme” në zonën e saj gjenitale, të shoqëruar me inflamacion, parehati dhe djersitje të tepërt. Ajo nuk kishte mundur të flinte gjatë natës dhe kishte një ndjesi se diçka e pazakontë ndodhej brenda vaginës së saj.

Mjekët mbetën të habitur pasi ekzaminimi zbuloi një insekt të ngordhur brenda vaginës së saj, i cili u hoq menjëherë. Pas kontrollit për ndonjë lëndim, gruaja doli nga klinika pa ndonjë komplikacion të mëtejshëm.

Mjekët që e trajtuan rastin në kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa, pranuan se kishin hasur raste të mëparshme me kondomë apo lodra seksi të ngecura në pjesët private të të trupit të pacientëve, por ky ishte një rast i veçantë për spitalin.

Gjinekologu Marco Calix, i cili kujdesej për pacienten, tha: "Ajo tha se kishte diçka të pazakontë në vaginën e saj. Kur përdora spekulumin për ekzaminim, pashë që ishte një insekt. Në fakt, ishte diçka si një buburrec."

Ndërkohë që nuk është e qartë se si insekti arriti të hyjë në trupin e gruas, dihet se ai ishte tashmë i ngordhur kur u hoq. Pacientja vinte nga një zonë rurale, gjë që mund të ketë ndikuar në këtë incident të pazakontë.

Rastet e insekteve që ngecin në trup janë raportuar edhe më parë, me disa spitale që trajtojnë deri në pesë raste në vit, por zakonisht këto ndodhin në zona si veshi. Rastet kur një buburrec hyn në vaginë janë jashtëzakonisht të rralla.

Insektet mund të jenë të rrezikshme në trup, pasi mund të gërvishtin indet e ndjeshme, duke shkaktuar infeksion. Shenjat paralajmëruese për probleme përfshijnë dhimbje ose ënjtje në zonën e prekur.

Doktor Calix shtoi se insektet e ngecura në vaginë mund të shkaktojnë sekrecione të pazakonta, erë të keqe, ënjtje ose irritim të lëkurës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit