Mund të rishkruajë historinë e Tokës, zbulohet përplasja nënujore që ndodhi 100 milionë vjet më parë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.10.2024, 20:21

Një grup shkencëtarësh ka zbuluar prova të një përplasjeje të lashtë nënujore që besohet të ketë ndodhur më shumë se 100 milionë vjet më parë poshtë Oqeanit Paqësor. Ky zbulim përfshin mbetje të një shtrese detare antike, e cila mendohet të jetë pjesë e një pllake tektonike që është ndarë dhe zhytur miliona vjet më parë.

Sipas udhëheqësit të studimit, Jingchuan Wang, studiues postdoktoral në Universitetin e Maryland-it, kjo zbulim ngre pyetje të reja mbi mënyrën se si pjesët e thella të Tokës ndikojnë në atë që shohim në sipërfaqe. Ai shton se një zonë me trashësi të pazakontë prej 12 miljesh dhe gjatësi 1,200 milje është zbuluar në "zonën e tranzicionit të mantelit", e cila ndan mantelin e sipërm nga ai i poshtëm.

Wang shpjegoi se materiali në këtë zonë po zhytet në një shpejtësi më të ngadaltë nga sa pritej, duke sugjeruar se zona e tranzicionit të mantelit mund të veprojë si një pengesë që ngadalëson lëvizjen e materialit përmes Tokës.

Ky zbulim, sipas tij, mund të çojë në rishikimin e modeleve tona të njohura për dinamikën e pllakave tektonike dhe të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë formimin e depozitave minerale dhe ndryshimet klimatike afatgjata.

Për Wang dhe ekipin e tij, ky është vetëm fillimi, pasi ata besojnë se ka shumë struktura të tjera të lashta të fshehura në thellësitë e Tokës, të cilat mund të zbulojnë të dhëna të rëndësishme për të kaluarën komplekse të planetit tonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit