Mbajti perlën 34 kg nën krevatin e tij për 10 vjet, pa e kuptuar se vlente mbi 100 milion dollarë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.09.2024, 20:38

Një peshkatar nga Filipinet ka mbajtur nën krevatin e tij për 10 vjet një perlë, e cila mund të jetë perla më e madhe natyrore e gjetur ndonjëherë.

Ai e gjeti perlën 30 cm të gjerë, 67 cm të gjatë dhe peshon 34 kg, teksa po peshkonte më shumë se 10 vjet më parë.

Perla u gjet kur gjatë ankorimit të anijes së tij, spiranca ngeci, dhe ai u zhyt për ta zhbllokuar dhe aty e gjeti perlën. Më pas, ai e mori atë dhe e solli në shtëpi, duke e mbajtur atë nën krevatin e tij dhe e konsideroi si "fat të mirë".

Pasi së fundmi u zhvendos në një zonë tjetër të provincës, ai ia dha perlën tezes së tij, Aileen Cynthia Maggay-Amurao, e cila tani po kërkon ekspertë për ta verifikuar atë.

Nëse vlerësuesit konfirmojnë se perlë është formuar brenda një molosku gjigant, ajo mund të vlerësohet mbi 100 milion dollarë, duke e bërë peshkatarin një multi-milioner brenda natës.

Momentalisht, perla është dorëzuar te kryetari i bashkisë, Lucilo R Bayon, si një atraksion turistik dhe ndodhet në New Green City Hall në Puerto Princesa.

Maggay-Amurao është në kërkim të ndihmës nga ekspertë për të vlerësuar perlën dhe për të rritur ndërgjegjësimin për këtë zbulim të jashtëzakonshëm.

Nëse provohet se është autentike, kjo perlë do të thyejë rekordin aktual për perlën më të madhe në botë, që peshon 6.4 kg dhe u gjet në vitin 1939.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit