Pse të shtysh alarmin është shenjë e mirë?

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.09.2024, 10:00

Nëse bën pjesë në grupin e njerëzve që kanë zakon të shtyjnë alarmin disa herë para se të zgjohen, atëherë kemi një lajm të mirë për ty.

Sipas studiuesve nga Universiteti i Notre Dame, ky zakon mund të tregojë se po i dëgjoni sinjalet e trupit tuaj dhe po i jepni vetes kohën e nevojshme për t’u zgjuar.

Më shumë se 450 pjesëmarrës u bënë pjesë e studimit. Bazuar në rezultatet e treguara, ata që shtynin alarmin, nuk patën më shumë lodhje gjatë ditës apo më pak produktivitet krahasuar me ata që zgjoheshin direkt pas alarmit të parë.

Madje, studimet treguan se disa individë që shtynin alarmin ishin më të përgatitur mendërisht për ditën, duke pasur kohë për të kaluar nga fazat e thella të gjumit në fazën e zgjimit, në mënyrë më të qetë.

Gjithashtu, theksohet se zgjimi i papritur nga gjumi i thellë mund të shkaktojë "inercinë e gjumit”, gjendje kjo ku trupi dhe mendja ndihen të plogështa për disa orë pas zgjimit.

Shtyrja e alarmit mund të ndihmojë në zbutjen e këtij efekti, duke i dhënë trupit mundësinë për t’u zgjuar gradualisht.

Megjithatë, shtyrja e alarmit nuk duhet të bëhet zakon. Një gjumë i mirë dhe cilësor gjatë natës garanton një shëndet më të mirë dhe më shumë energji gjatë ditës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit