Kur do të përfundojë Rruga e Arbrit?

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.09.2024, 21:56

Rruga e Arbrit, aksi më i rëndësishëm verilindor i vendit, vazhdon të mbetet një projekt i papërfunduar, pavarësisht se ka nisur që në maj të vitit 2005 dhe është përuruar plot 10 herë deri më tani. Në vend që të përfundohet, kjo rrugë ka thyer disa rekorde të çuditshme që dëshmojnë për sfidat dhe vështirësitë që kanë shoqëruar ndërtimin e saj, shkruan inxhinieri pyjor dhe eksperti i mjedisit, Abdulla Diku.

Së pari, ka kaluar më shumë se 20 vjet që kur u inagurua nga ish-kryeministri Fatos Nano, dhe ende nuk është përfunduar, megjithëse është përuruar në mënyrë ceremoniale disa herë. Ritmet e punimeve janë konsideruar "të shpejta", por përfundimi i rrugës duket ende i largët.

Një nga rekordet më të pazakonta është se rruga ka dy ura të vetme në llojin e tyre që, pavarësisht se ndodhen 150 metra mbi lum, përmbyten sa herë bie shi. Urat e Lezedrës dhe të Vashës nuk ngjajnë me ura të zakonshme që ndodhen mbi ujë, pasi këto përfundojnë nën ujë sa herë që bie shi.

Një tjetër rekord që kjo rrugë ka thyer është tenderimi i skarpateve. Ndryshe nga praktika e zakonshme, ku skarpatet tenderohen bashkë me rrugën, në këtë rast janë tenderuar dy herë – një herë bashkë me rrugën dhe një herë veç skarpatet.

Punimet në Rrugën e Arbrit janë krahasuar me "Pëlhurën e Penelopës" për shkak të mënyrës se si është punuar dhe si po punohet ende aty. Çdo përpjekje për të ecur përpara duket se pasohet nga hapa prapa, duke krijuar një përshtypje se rruga nuk do të përfundojë kurrë.

Një segment i vetëm prej 1 km tek Gryka e Tujanit, pranë Tiranës, është një tjetër shembull i situatës absurde. Ky segment nuk ka hasur asnjë problem gjeologjik ose teknik që të justifikojë vonesat, por përfundimi i tij është lënë të ndodhë vetëm pasi të përfundojë Unaza e Tiranës.

Pse lidhet Rruga e Arbrit me Unazën e Tiranës? Përgjigjja qëndron në faktin se e njëjta kompani që punon për një segment të Unazës së Tiranës, po bën gjithashtu sikur po ndërton dhe Rrugën e Arbrit. Duke qenë se Unaza ka nevojë për shumë gurë dhe zhavorr, dhe Gryka e Tujanit është shumë afër dhe plotë me këto materiale, kompania po gërryen dhe po nxjerr inerte nga Gryka e Tujanit, një park kombëtar dhe monument natyre që teorikisht nuk duhet të preket fare. Ndërkohë, me pretekstin se po punon me skarpatet e shpateve të Grykës së Tujanit, firma po shemb dhe shfrytëzon terrenin për të plotësuar nevojat e Unazës së Tiranës, duke lënë Rrugën e Arbrit të papërfunduar.

Institucionet e ngarkuara me mbikëqyrjen e punimeve bëjnë sikur nuk e shohin këtë situatë, ndërsa firma e ndërtimit bën sikur nuk po nxjerr asgjë nga aty. Për këtë arsye, rruga do të përfundojë vetëm pasi të mbyllen punimet e fundit që kompania ka marrë përsipër në Unazën e Tiranës. Vetë kryeministri i është lutur "Zotave të Dibrës" që ta ndihmojnë në përfundimin e rrugës, ndërsa firma zbatuese i lutet "Zotit të Tiranës" të përfundojë së pari Unazën.

Nëse ndonjëherë Rruga e Arbrit do të përfundojë, ajo do të quhet me plot meritë “Rruga që ka thyer çdo rekord”, pasi deri më tani ka arritur të krijojë një precedent të paprecedent në historinë e projekteve infrastrukturore të vendit. Por deri atëherë, mbetet për t'u parë se sa rekorde të tjera do të thyejë kjo rrugë e lënë rrugëve.

Ky artikull është shkruar dhe mban të drejta autoriale nga z. Abdulla Diku, ekspert në fushën e mjedisit, mban gradën shkencore PhD në “Sustainable Forest Management”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit