Një skandal i rëndë ka tronditur sferën e tenderave publikë në Shqipëri, ku kompania Biometric Albania, e drejtuar nga biznesmeni Artur Kadareja, ka arritur të fitojë një kontratë me vlerë 1.6 milionë euro nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV). Kjo fitore vjen vetëm tri javë pasi kompania u përjashtua nga pjesëmarrja në tenderat publikë për një periudhë njëvjeçare, për shkak të mashtrimit në një tender të mëparshëm.
Në 25 korrik 2023, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) mori vendimin për të përjashtuar Biometric Albania pasi kompania nuk përmbushi detyrimet kontraktuale në një tender të fituar nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, për furnizimin me aparatura mjekësore në spitalin e ri A2. Ky vendim i rëndë duket se nuk i ka penguar planet e kompanisë për të siguruar kontrata të tjera fitimprurëse.
Biometric Albania reagoi menjëherë ndaj përjashtimit duke iu drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, duke kërkuar pezullimin e vendimit të APP-së. Më 7 gusht, gjykata vendosi të pezullojë përkohësisht përjashtimin, duke i hapur rrugën kompanisë për të marrë pjesë në tenderin e ISUV.
Më 13 gusht, ISUV shpalli fituesin e tenderit për fuqizimin e kapaciteteve laboratorike të institucionit në fushat e sigurisë ushqimore, shëndetit të kafshëve dhe bimëve. Ndër dy ofertat e paraqitura, njëra nga kompania Pegasus me vlerë 1.5 milionë euro dhe tjetra nga Biometric Albania me vlerë 1.58 milionë euro, ISUV vendosi të skualifikojë ofertën më të ulët dhe të shpallë fituese Biometric Albania, pavarësisht se oferta e saj ishte 80 mijë euro më e shtrenjtë.
Kjo situatë ka ngritur dyshime serioze mbi transparencën e procesit dhe mundësinë e ndikimit të kontratës së majme në vendimin e gjykatës. Ndërsa Kadareja arrin të fitojë një kontratë të rëndësishme, kjo çështje nxit diskutime mbi standardet dhe integritetin e procesit të prokurimit publik në Shqipëri. Për shumëkënd, ky rast përfaqëson një shembull të qartë të një standardi të dyfishtë në zbatimin e ligjit, duke vendosur në pikëpyetje besueshmërinë e institucioneve që mbikëqyrin këtë proces.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.