Kërcënoi me armë zjarri bashkëshorten në prani të fëmijës, përfundoi në pranga 44-vjeçari në Lushnjë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 01.08.2024, 13:27

Një 44-vjeçar është arrestuar pasi kërcënoi me armë zjarri bashkëshorten në prani të fëmijës së tyre të mitur.

Bëhet fjalë për shtetasin B. H., banues në Lushnjë, i cili është vënë menjëherë në pranga pas denoncimit të marrë duke parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale.

Arma e zjarrit tip pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për të ndërmarrë veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit