Euro po fundos qumështin shqiptar, prodhimi vendas në rënie bashkë me blegtorinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.07.2024, 15:59

Gjatë vitit të shkuar, sasia e qumështit të grumbulluar shënoi rënie me 8% në krahasim me vitin 2022. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, sasia e qumështit të grumbulluar në 2023 rezulton rreth 101 mijë tonë.

Referuar këtyre të dhënave, në vitin 2023, sasia e qumështit të lopës të grumbulluar është rreth 80 mijë tonë, duke pësuar rënie me rreth 7,6%, krahasuar me 2022. Sasia e grumbulluar e qumështit të deles ishte rreth 13 mijë tonë, duke shënuar rënie me rreth 10,6%, krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, sasia e grumbulluar e qumështit nga dhitë është rreth 8 mijë tonë, duke shënuar rënie me 8,2%, krahasuar me vitin 2022.

Rënia e prodhimit të qumështit ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe te bulmeti, kryesisht djathi pasi aasia e prodhuar e djathit gjithsej pësoi rënie me 7,7%. I vetmi që pësoi rritje ishte djathi nga qumështi i dhisë me 0,6%, djathi i prodhuar nga qumështi i deles shënoi rënie me 12,9% ashtu sikurse edhe djathi i prodhuar nga qumështi i lopës që pësoi rënie me 7,3%.

Ndër faktorët që kanë ndikuar në rënien e prodhimit të qumështit përmendet rënia e krerëve të bagëtive, lopë , dele apo dhi, sasia e ulët e subvencioneve ndaj fermerëve por edhe rritja e produkteve të importuara.

Prodhuesit e qumështit por edhe përpunuesit e tij thonë se importi i ndikuar nga rënia e vlerës së euros ka dobësuar bizneset e tyre pasi produktet e importuara po shiten me çmime më të lira.

Ndonëse të përballur me problemin e reduktimit të qumështit shqiptar, problem për përpunuesit në vend mbetet mbizotërimi i produkteve të importit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit