Nënë e 3 fëmijëve të mitur, Zamira me tumor ka nevojë për ndihmë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.07.2024, 12:14

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Zamira Malaj (Goxhaj), një nënë me tre fëmijë të mitur ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve për t'i bërë ballë tumorit që po i përhapet me shpejtësi.

Që pas emigrimit në Greqi, dy vite më parë, fatkeqësitë për Zamirën s'kanë të ndalur. Pasi nëna e saj humbi jetën nga një sëmundje e rëndë, 39-vjeçarja u diagnostifikua me tumor agresiv në kraharor dhe gjoks.

Kimioterapitë dhe kurimi i kësaj sëmundje janë të papërballueshme për 39-vjeçaren e cila duhet të rrisë tre fëmijë të mitur. Që ajo të fitojë betejën me këtë sëmundje dhe të qëndrojë krah fëmijëve të mitur, ajo ka nevojë për ndihmë.

Familjarët e saj kanë hapur një llogari në GoFundMe ku kushdo që ka dëshirë të kontribuojë me aq sa mundet.

KLIKONI KËTU PËR TË DHURUAR

Apeli i familjarëve:

Zamira Malaj(Goxhaj), 39 vjec, nëna e 3 fëmijve të mitur, emigruar para dy vitesh familjarisht në shtetin fqinjë Greqi pa asnje lloj dokumentacioni. Para nje viti e gjys humbet nenen e saj nga nje smundje e keqe por, fatkëqsia vazhdon...para një muaj diagnostikohet me tumor agresiv në kraharor dhe gjoks i cili po përhapet shumë shpejt. Pas shumë orvatjeve në dyert e spitaleve e rënduar emocionalisht dhe ekonomikisht, ku në pa mundsi operimi por edhe trajtimi, pasi terapia me kimio kushtonë.

Lutemi të na bashkoheni në "luftën" për të shpëtuar jëten e Zamirës, nënës së tre fëmijve të mitur. Kontributi juaj, sado i vogël, në këtë luftë për jetën, do të forconte mundësinë që Zamira të fitonte betejën me sëmundjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit