Bledar Valikaj burri i deputetes së PS, Ermonela Felaj është prokurori i çështjes së mjekëve zhvatës të cilët përfunduan të gjithë me masën “detyrim paraqitje”.
Krye-hajduti Edmond Gashi u la medemek në “arrest shtëpie” e ndërkohë shkonte e hante drekë i pashqetësuar në restorantet e liqenit të Kasharit.
Lidhjet rilindase shpëtuan nga qelitë e burgut zhvatësit e shqiptarëve në shtet teksa ministrja sqaron se i ka shkarkuar e këta të fundit e nxjerrin blof se vazhdojnë të shkojnë të punojnë në Onkologjik.
Vendimet për mjekun Gashi, mjeken Alketa Pere, zv/drejtoreshën Brikena Qirjazi, Emiljano Lelën koordinatorin sekser, Drilona Kishtën fizikatën në QSUT, e Florian Markun e FloriFarma që fuste ilaçet kontrabandë të kimios, u dhanë nga gjyqtarja Armela Hasantari.
Kjo është drejtësia e re miq! Paratë e Mond “buldozerit” të cilat duket se përkojnë me përmasat e tij, janë aq masive sa kanë blerë edhe prokurorë e gjykatës.
Domosdo Mondi e ka mendjen e fjetur edhe shkon nga gjykata drejt e në restorant për të mbushur mbushur barkun, madje edhe me trajtim “VIP” pasi e nxjerrin nga dera e pasme që t’u shpëtojë gazezarëve.