‘Air Albania’ torturon shqiptarët në Stamboll: Kemi 24 orë që presim, askush s’na jep shpjegim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.06.2024, 09:00

Torturat dhe vuajtjet e shqiptarëve nga linjat ajrore s'kanë fund dhe këtë nuk e themi pa arsye.

Denoncimet e tyre për linjat që anulojnë fluturimet papritur, i vonojnë ato dhe nuk japin asnjë lloj shpjegimi, janë të shumta.

Mbrëmjen e kaluar, tortura e radhës për shqiptarët që udhëtonin nga Stambolli drejt Tiranës ka qenë nga linja shqiptare "Air Albania".

Pasagjerët që duhet të udhëtonin drejt Tiranës kanë pritur më shumë se 24 orë në aeroport, pasi "Air Albania" ka ndryshuar dhjetëra herë orarin e fluturimit pa dhënë asnjë lloj shpjegimi. Edhe pse ata kanë paguar mbi 1300 euro për biletat me transit Stambollin, për shkak të "Air Albania" janë vonuar me orë të gjata.

Dhe sikur të mos mjaftonin këto vonesa, shqiptarët thonë se "Air Albania" nuk iu ka ofruar as ushqim e akomodim, siç ndodh me linjat e tjera në të tilla raste. Ata kanë kërkuar shpjegim në aeroport për këtë problem, por iu është thënë se gjithçka është për faj të 'Air Albania'.

Vlen të thuhet se denoncimet e shqiptarëve për "Air Albania" janë shtuar shumë kohët e fundit, por nuk dihet se çfarë fshihet pas këtyre problemeve të vazhdueshme që shfaqen.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje, me fale per shqetsimin jemi ne turqi ne stambol kemi 24 ore tu prit fluturimin e tiranes me nr 1002 e kan ndrushuar fluturimin disa her nga dreka ne dark nga darka ne oren 23:40 qe ka qen fluturimi e kan ber ne oren 03:20 nga ora 03:20 e kan ndry ne oren 04:20 edhe gjth kjo esht faj i air albanias se na e kan verifiku edhe turkish airline. Ktu ne turqi air albania esht nje skandale!! Dua qe ta publikoni do ju nis video qe pasaqeret jane shpernda nga familiaret per ceshtje e double booking qe ka be air albania as ndim as i gjo nuk i intereson fare ca moshes ka ktu qe jane tu prit edhe jane ne pritje mbi 24 ore… as ushqim as akomodim si shdo airline tjeter ne bote.

Ju lutem publikoheni se vec ju jeni zeri i populit. Nuk esht kjo gjendje normale vec tu mar lek kemi paguar 1350 euro per kto biletat jemi me transit qe te henen jemi nisur ne oren 18 edhe akoma skemi arrit ne tirane ora 03:11 te merkuren po flas per 2 dit udhetim edhe turkish esht shume ne rregul Fajn e ka air albania. Te lutem publikoje anonim nga ana ime. Ktu edhe disa pamje ku po behet sher edhe qe po fusin pasaqjer ne oren 23:40 kur ne e kishim bo booking ate fluturim Edhe thone jo esht thjesht delayed qe mos te shperblejn njerzit situata esht absurde. Ju lutem publikoheni edhe fliqni kta qjelpsirat e air albanias. As nuk pergigjen fare edhe kur e hapin telefonin operatoret jane komplet si robot nuk din me te kthy pergigje kjo esht turp ne krahasim me airlines te tjera. Ju lutem beni cmos Se nuk po na degjon njeri. Me e keqja esht qe thone qe esht fluturim i vonuar edhe nuk esht nisur kur nga turqja kurse njerzit ktu kane familiaret qe i kan ndar edhe kan arrit ne shqiperi. Situat qe as ne kohet barbare nuk ndodh. Ju lutem kto kompanit duhen te fliqen ne rrjetet sociale na ndimoni

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit