Një banesë në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, ku si pasojë ka humbur jetën një i koshuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në banesë. Raportohet se banesa është e braktisur dhe sipas banorëve të zonës, shpesh aty jetonte një i moshuar.
Ndërkohë, zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të shuar flakët.