“Do t’i investoj në kriptovaluta”, shqiptari mashtron greken dhe i merr 98 mijë €

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.06.2024, 12:05

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Selanik, Greqi pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë 98 528 euro një gruaje.

Sipas mediave greke, 33-vjeçari ka mashtruar gruan duke e bindur t'i japë 98 528 euro për një investim në kriptovaluta.

55-vjeçarja besonte se 33-vjeçari do t'i investonte paratë e saj në kriptovaluta dhe paratë do t'i depozitonte në llogarinë e saj.

Por kur gruaja e kuptoi mashtrimin, e denoncoi shqiptarin dhe ai tani akuzohet për mashtrim kompjuterik në bashkëpunim.

Dosja përkatëse do t'i kalojë Prokurorisë së Shkallës së Parë Selanik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit