ARRSH vazhdon vjedhjet për Elbasan-Qafë Thanë, 27 MLN euro për Agim Kolën

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.06.2024, 22:02

Ditët e fundit janë hapur një sërë tenderash për ndërtim rrugësh në Shqipëri. Sigurisht nuk mund të mungonte fakti se këto tendera janë të dyshimtë ashtu siç është i diskutueshëm edhe fituesi i secilit prej këtyre tenderave.

Vetëm pak ditë më parë ju treguam se Shkëlqim Fusha fitoi 26 milionë euro për vetëm 5200 metra rrugë në një tender tepër të dyshimtë ku kishte oferta më të ulëta se e tij. Fusha fitoi për ndërtimin e fazës nr. 8 të zgjerimit të aksit e Elbasan-Qafë Thanë.

I njëjti rast duket se është përsëritur edhe me fazën nr. 7 të këtij tenderi. Fitues në këtë fazë është shpallur Agim Kola me kompaninë e tij A. N. K. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-99894-04-02-2024 dhe me objekt “Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë (Faza VII)”.

Fondi limit për këtë fazë nr. 7 është caktuar në vlerën 2,472,508,964 lekë të reja pa TVSH ose rreth 29 milionë euro përfshirë TVSH. Nëse shqyrtojmë dokumentat e këtij tenderi do të shikojmë se të paktën dy kompani kanë ofruar shifra më të ulëta se kompania fituese.

Gjithashtu një fakt i dyshimtë e njëkohësisht i çuditshëm është se firma FUSHA e cila fitoi në fazën nr. 8, nuk ka marrë asnjë pikë në fazën nr. 7, pavarësisht se vetëm pak ditë më parë mori 26 milionë euro.

Kaq mjaftojnë për të kuptuar se çfarë vjedhjesh dhe marifetesh bëhen nga ARRSH me tenderat e ndërtimit apo zgjerimit të rrugëve në Shqipëri. Së fundmi shikohet se vlera e përfituar nga Agim Kola në këtë tender për fazën nr. 7, është thuajse s a93% e fondit limit të tenderit, duke i rritur akoma më shumë dyshimet se fituesi ka qenë i paracaktuar që në fillim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit