Ditët e zgjedhjeve në mes të javës shkaktojnë telashe për bizneset

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.04.2024, 20:56

Nga mesnata ka filluar heshtja zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen të mërkurën, më 24 prill, në Maqedoninë e Veriut.

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut mbahen për herë të parë brenda javës dhe jo si zakonisht të dielave kur është ditë pushimi.

Megjithëse në më pak se 24 orë fillon procesi për zgjedhorë për zgjedhjen e presidentit të shtetit, Qeveria nuk e ka definuar me saktësi nëse dita e zgjedhjeve do të jetë ditë e detyrueshme jo pune për sektorin privat dhe si do t’i paguajë punëtorët e angazhuar atë ditë në sektorë të caktuar, ku nuk guxon të ndërpritet procesi i punës.

“E mërkura e 24 prillit dhe ajo e 8 majit të vitit 2024 janë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve për president të Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ato ditë nuk do të zëvendësohen me ditë tjera”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale pa dhënë detaje të tjera.

Radio Evropa e Lirë (REL) ka pyetur Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale lidhur me funksionimin e institucioneve me karakter jetik për qytetarë siç është kujdesi shëndetësor apo se si do të paguhen punëtorët e angazhuar gjatë kësaj dite ku nuk guxon të ndërpritet puna për shkak të natyrës së saj. Mirëpo deri në publikimin e këtij teksti kjo ministri nuk ka kthyer përgjigje.

Drejtoresha e Inspektoratit të Punës, Vesna Tomoska, tha për mediat më 17 prill – një ditë pas vendimit të Qeverisë që 24 prilli dhe 8 maji të jenë ditë jo pune – se një numër i madh i kompanive kanë kërkuar shpjegim nëse u lejohet të punojnë.

“Ne, si Inspektorat i Punës, nuk mund të dënojmë sepse nuk po flasim për ditë jo pune të përcaktuara me Ligjin për festat. Do të presim udhëzime nga Ministria kompetente, e Punës dhe Politikës Sociale, se si të veprohet”, tha Tomoska.

Më 23 prill, të Inspektorati Shtetëror i Tregut, nëpërmjet një komunikate, u është drejtuar të gjithë punëdhënësve duke ua rikujtuar se sipas vendimit të Qeverisë Teknike të Maqedonisë së Veriut, të miratuar më 16 prill, dy ditë, 24 prilli (e mërkurë) dhe 8 maji (e mërkurë ) janë ditë jo pune për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut.

“Për ditët e përcaktuara, Inspektorati Shtetëror i Tregut do të vendosë kujdestari dhe nëpërmjet inspektorëve shtetërorë të tregut do të kontrollojë nëse vendimi i Qeverisë Teknike respektohet nga punëdhënësit”, theksohet në komunikatën për media nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Mile Boshkov nga Konfederata e punëdhënësve, thotë për REL-in se në shoqëritë demokratike vota është e shenjtë dhe dita e zgjedhjeve duhet trajtuar si festë demokratike ku çdo qytetar do të ketë mundësinë të votojë dhe kjo çështje duhej rregulluar me ligj ashtu siç është në vendet e tjera të Evropës.

“Jo vetëm punëdhënësit, por të gjithë janë në konfuzion, se cilat dispozita ligjore për sa i përket punës së korporatave, t’i zbatojnë në ditën e zgjedhjeve. Unë, jorastësisht theksoj se dita e zgjedhjeve duhet të paraqesë ditë feste për demokracinë”.

“Por nëse e llogarisim si ditë jo pune, atëherë për ata që punojnë kjo ditë nuk kompensohet, por e ritheksoj nëse kjo ditë qartë nga Qeveria vendoset se është ditë feste, atëherë punëtorët që do të punojnë, do të duhet të marrin mjete shtesë sikurse ditëve të festave”, vlerëson Boshkov.

Nga sektori i biznesit shprehen të indinjuar që zgjedhjen mbahen në mes të javës dhe jo ditën e diel kur është ditë jo pune. Ata thonë se ndërprerja e punës për shumë kompani prodhuese do të thotë kosto e lartë e humbjeve.

“Vlerësojmë se para marrjes së vendimit që këto ditë të shpallen ditë jo pune, institucionet por edhe Qeveria, duhej të konsultoheshin me sektorin e biznesit, gjegjësisht Odat Ekonomike rreth kostos që do të paguajë biznesi me ndërprerjen e punës në mes të javës”, thekson për REL-in, Durim Zeqiri, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

Ai shton se mbajtja e zgjedhjeve në ditë pune të javës, dy herë radhazi, shkakton telashe të mëdha për bizneset, veçanërisht për kompanitë prodhuese ku nuk guxon të ndërpritet procesi i punës.

Gjatë ditës së martë, një pjesë e madhe e shkollave hapësirat e të cilave do të shfrytëzohen për të votuar më 24 prill, për shkak të përgatitjeve nuk e kanë zhvilluar mësimin në ndërrimin e dytë ose e kanë ndërprerë procesin që në orën 11 të paradites, duke nxitur reagimin e prindërve.

Javën e kaluar më 17 prill u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Kroaci. Por, atje, ndryshe nga Maqedonia e Veriut, çështja e ditëve në mes të javës si ditë jo pune u definua qartë me ligj.

Para organizimit të zgjedhjeve në Kroaci, e mërkura e 17 prillit është shpallur ditë jo pune me Ligjin për zgjedhjen e deputetëve në Parlamentin kroat, ndërsa rregullat për kompensimin e pagesave të mëditjeve për ditët jopune janë përcaktuar në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës dhe aktet e tjera për marrëdhëniet e punës.

Ndryshe, në garën për president shteti janë 7 kandidatë. Qytetarët me votën e tyre të mërkurën më 24 prill do të zgjedhin mes presidentit aktual, Stevo Pendarovski, i mbështetur nga LSDM-ja dhe koalicioni, Gordana Silanovska Davkovas nga OBRM-PDUKM-ja, Arben Taravarit nga koalicioni “VLEN”, Bujar Osmanit që përkrahet nga Fronti Evropian, Bilana Vakovskas së mbështetur nga E Majta, Maksim Dimitrievskit nga Lëvizja ZNAM, dhe Stevço Jakimovskas nga GROM.

Në Maqedoninë e Veriut një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale votojnë të burgosurit, të moshuarit dhe të sëmurët, si dhe qytetarët që ndodhen në diasporë që janë paraqitur se dëshirojnë të votojnë.

Ndryshe, rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, mes dy kandidatëve që do të fitojnë më së shumë vota, do të zhvillohet dy javë më vonë, përkatësisht më 8 maj kur do të mbahen dhe zgjedhjet parlamentare.

Qytetarët do të mund të votojnë për zgjedhjen presidentit apo zgjedhjen e deputetëve në Kuvend ose të votojnë për të dyja mundësitë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Hajduti i pasagjerëve
    Hajduti i pasagjerëve në urban, i cili u filmua teksa arratisej nga dritarja, pasi një pasagjer e pikasi që po vidhte. Hajduti ia doli që të largohej nga dritarja, por u kap më pas nga policia. Nuk është hera e parë që ai kryen vjedhje në urbanet e Tiranës.
    Klevisa Ymeri
    Klevisa Ymeri, shqiptarja, e cila aksidentoi për vdekje motër e vëlla në Kroaci. Ajo ishte duke qarkulluar me mjetin e saj luksoz, me një shpejtësi shumë të lartë, mbi 170 km në orë dhe pasi kreu një parakalim të gabuar, përplasi makinën ku po udhëtonin motër e vëlla. Aktualisht ajo është nën arrest në Kroaci.
    Edmond Lajqi
    Edmond Lajqi, është shqiptari i Kosovës, i cili ekzekutoi me armë gruan e tij. Ai kreu vrasjen brenda banesës ku jetonte me bashkëshorten dhe më pas u dorëzua në polici. Bashkëshortja e tij ishte dhunuar shumë herë nga Edmondi, i cili më 16 prill i mori jetën.
    Edin Nevzati
    Edin Nevzati, administrator i grupit Albking në telegram, ku publikoheshin foto dhe video intime të vajzave shqiptare. Grupi që ai administronte ishte kthyer në një vend ku shpërndaheshin materiale pornografike dhe shumë vajza binin pre e shantazheve.
    Valmir “Bosi”
    Valmir “Bosi”, është i riu nga Kosova, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi në një sfidë në Tik-Tok abuzoi me një të mitur. Ai e zhveshi të miturin dhe më pas tentonte ti puthte organin gjenital me forcë.
    Vajza gangstere
    Vajza gangstere me Porche, e cila duke rrezikuar jetën e saj dhe të tjerëve ndaloi në mes të autostradës makinën dhe filloi të konfliktohej me një shofer tjeter. Madje ajo nuk ngurroi t’i nxirrte edhe gishtin e mesit atij. Fatmirësisht nga kjo manovër e vajzës nuk pati të lënduar, por sjellja e saj mori shumë komente negative.
    Jetmir Daci
    Jetmir Daci, shoferi i dehur, i cili përplasi me makinë familjen nga Prrenjasi. Fatkeqësisht nga ky aksident humbi jetën një 23-vjeçare, në lule të rinisë. Shoferi rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Ai u arrestua nga policia dhe është në burg.
    Mauricio Sheldija
    Mauricio Sheldija, inspektor i AMP-së në Shkodër, i cili duket se ka abuzuar shumë me detyrën, por jo vetëm. Polici Sheldija ka shfrytëzuar punën dhe njohjet e tij në polici për të dhunuar të moshuarin në lidhje me një pronë të cilën i moshuari në fakt e ka fituar me gjyq. Gjithashtu, ai detyron punonjësit e policisë që të marrin sa më shumë rryshfet nga shoferët në qytetin e Shkodrës.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit