KSHZ me udhëzime për zgjedhjet presidenciale, çfarë duhet të keni parasysh gjatë votimit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.04.2024, 10:45

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve para zgjedhjeve të nesërme presidenciale publikoi udhëzime për votimin e qytetarëve. Në 18 pika sqarohen mënyra dhe procesi i votimit në qendrat e votimit.

Më poshtë lexoni udhëzimet e KSHZ-së për votim në zgjedhjet presidenciale:

– Votimi bëhet personalisht në qendrat e votimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në PDK/ZK. – Këshilli zgjedhor u shpjegon votuesve mënyrën e votimit dhe u mundëson atyre të votojnë. – Votuesi mund të paraqitet në qendrën e votimit vetëm një herë për të ushtruar të drejtën e tij të votimit. – Votuesi dorëzon dokumentin për identifikim personal – letërnjoftim të vlefshëm ose dokument udhëtimi, d.m.th. letërnjoftim ose dokument udhëtimi vlefshmëria e të cilave ka skaduar në periudhën nga 24 korrik 2023 deri më 24 prill 2024. – Votuesi vendos gjurmën e gishtit tregues të dorës së djathtë në pajisje për identifikim biometrik, dhe nëse votuesi nuk ka gishtin tregues të djathtë, një gjurmë gishti merret nga gishti tregues i dorës së majtë ose në rast se votuesit i mungojnë këto dy gishta merret një gjurmë e gishtit tjetër të dorës së djathtë. – Nëse votuesi nuk ka dy duar, futet në pajisjen teknike duke iu kërkuar numri amë i vetëm (NVAQ). – Nëse PIBV nuk mund të përputhet me gjurmët e gishtave nga gishtat e votuesit në listën zgjedhore elektronike, votuesi vendoset në PIBV përmes leximit të dokumenteve personale nga skaneri ose përmes numrit të vetmë amë (NVAQ) ndërsa pastaj votuesi i vendos gjurmët e gishtave në PIBV. – Pas vendosjes së identitetit, votuesi e vë nënshkrimin e tij në nxjerrjen e listës zgjedhore. – Fleta e votimit e grisur nga koçani sipas rendit numerik, duhet të vuloset në anën e përparme në vendin e caktuar për vulë dhe më pas i jepet votuesit. – Votuesi merr një fletëvotim. – Votuesi voton i vetëm, në fshehtësi pas paravanit votues. – Votuesi votimin e kryen në atë mënyrë që e rrethon numrin para emrit në listën me stilolaps në ngjyrë të kaltër. – Fletën e votimit të palosur votuesi e vendos në kutinë e votimit. – Votuesi e merr dokumentin për identifikim personal. – Votuesi që ka paaftësi fizike ose nuk di të shkruajë dhe për rrjedhojë nuk mund të votojë në mënyrën e përcaktuar në Kodin Zgjedhor, ka të drejtë të marrë me vete një person që do ta ndihmojë gjatë votimit. Nëse ai nuk sjell me vete një person që do ta ndihmojë në votim, atëherë këshilli zgjedhor do të caktojë një person tjetër nga radhët e votuesve. Personi nuk duhet të ndikojë në vendimin e votuesit. – Ndalohet votimi familjar dhe në grup, si dhe votimi për një person tjetër. – Ndalohet fotografimi i fletës së votimit me celular ose aparat fotografik. – Në qendrën e votimit ndalohet mbajtja e armëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Hajduti i pasagjerëve
    Hajduti i pasagjerëve në urban, i cili u filmua teksa arratisej nga dritarja, pasi një pasagjer e pikasi që po vidhte. Hajduti ia doli që të largohej nga dritarja, por u kap më pas nga policia. Nuk është hera e parë që ai kryen vjedhje në urbanet e Tiranës.
    Klevisa Ymeri
    Klevisa Ymeri, shqiptarja, e cila aksidentoi për vdekje motër e vëlla në Kroaci. Ajo ishte duke qarkulluar me mjetin e saj luksoz, me një shpejtësi shumë të lartë, mbi 170 km në orë dhe pasi kreu një parakalim të gabuar, përplasi makinën ku po udhëtonin motër e vëlla. Aktualisht ajo është nën arrest në Kroaci.
    Edmond Lajqi
    Edmond Lajqi, është shqiptari i Kosovës, i cili ekzekutoi me armë gruan e tij. Ai kreu vrasjen brenda banesës ku jetonte me bashkëshorten dhe më pas u dorëzua në polici. Bashkëshortja e tij ishte dhunuar shumë herë nga Edmondi, i cili më 16 prill i mori jetën.
    Edin Nevzati
    Edin Nevzati, administrator i grupit Albking në telegram, ku publikoheshin foto dhe video intime të vajzave shqiptare. Grupi që ai administronte ishte kthyer në një vend ku shpërndaheshin materiale pornografike dhe shumë vajza binin pre e shantazheve.
    Valmir “Bosi”
    Valmir “Bosi”, është i riu nga Kosova, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi në një sfidë në Tik-Tok abuzoi me një të mitur. Ai e zhveshi të miturin dhe më pas tentonte ti puthte organin gjenital me forcë.
    Vajza gangstere
    Vajza gangstere me Porche, e cila duke rrezikuar jetën e saj dhe të tjerëve ndaloi në mes të autostradës makinën dhe filloi të konfliktohej me një shofer tjeter. Madje ajo nuk ngurroi t’i nxirrte edhe gishtin e mesit atij. Fatmirësisht nga kjo manovër e vajzës nuk pati të lënduar, por sjellja e saj mori shumë komente negative.
    Jetmir Daci
    Jetmir Daci, shoferi i dehur, i cili përplasi me makinë familjen nga Prrenjasi. Fatkeqësisht nga ky aksident humbi jetën një 23-vjeçare, në lule të rinisë. Shoferi rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Ai u arrestua nga policia dhe është në burg.
    Mauricio Sheldija
    Mauricio Sheldija, inspektor i AMP-së në Shkodër, i cili duket se ka abuzuar shumë me detyrën, por jo vetëm. Polici Sheldija ka shfrytëzuar punën dhe njohjet e tij në polici për të dhunuar të moshuarin në lidhje me një pronë të cilën i moshuari në fakt e ka fituar me gjyq. Gjithashtu, ai detyron punonjësit e policisë që të marrin sa më shumë rryshfet nga shoferët në qytetin e Shkodrës.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit