AUV del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.04.2024, 18:03

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka dalur me një njoftim për cilësinë e mishit në Kosovës, pas pretendimeve të ngritura për sigurinë dhe cilësinë e mishit të eksportuar në Shqipëri nga një subjekt ekonomik vendor.

Më poshtë janë veprimet dhe konstatimet kryesore nga ana e Agjencisë:

Njoftimi i plotë:

Pas njoftimit me rastin për dyshimin e ngritur dhe pretendimeve për sigurinë dhe cilësinë e mishit të eksportuar në Shqipëri nga një subjekt ekonomik vendor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si autoriteti kompetent për siguri ushqimore në vend, ofron sqarime dhe informon opinion publik lidhur me rastin në fjalë:

1. Sipas detyrës zyrtare kemi ndëmarrë masa në harmoni me dispozitat ligjore sipas vlerësimit të rrezikut, për ndalimin e përkohshëm të eksportit deri në verifikimin dhe sqarimin e rastit.

2. Është formuar komisioni profesional ndër-institucional (AUV, Dogane, ATK) për auditimin, gjurmueshmërinë dhe verifikimin e përputhshmërisë së lëndëve/dokumenteve (importit, eksportit, prodhimit/përpunimit, deponimit).

3. Pikënisja e verifikimit ka qene çertifikimi i ngarkesës Nr. CVE05770/2024, datë 18.03.2024 në sasi: 1,000 kg (njëmijë) me përshkrimin: mish gjedhi i ngrirë pa kocka – Subjekti eksportues APETIT (Kosovë) dhe subjekti importues SES FOOD DENIS RECI (Shqipëri).

4. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetin homolog të Shtetit Shqiptar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, kanë shkëmbyer informatat e nevojshme lidhur me rastin duke ngritur Trupën e Përbashkët Punuese.

5. Nga rezultatet e gjurmueshmërisë dhe auditimit ka rezultuar që Çertifikimi i eksportit në Shqipëri është realizuar në përputhje me legjislacionin përkatës dhe praktikat e aplikuara për këtë qëllim ndërsa AUV si autoritet kompetent ka vepruar ligjërisht sipas vlerësimit të rrezikut, diskrecionit dhe kompetencave të tij.

6. Dërgesa e produktit mish gjedhi i ngrirë 1,000.00 kg/neto (një mijë), e çertifikuar nga AUV me datë 18.03.2024 dhe dërguar në Shqipëri më datë 19.03.2024, të cilës ju ka referuar emisioni “STOP”, rezulton nga kafshët e therrura në Kosovë.

7. Janë paraqitur të gjitha informatat në etiketim-deklaracion për identifikimin, jetëgjatësinë dhe gjurmimin e produktit.

8. Me kërkesë të autoriteteve të Shqipërisë janë verifikuar Çertifikatat Veterinare Shëndetësore të eksportit dhe produkteve të mishit të gjedhit të cilat rezultuan të jenë në përputhshmëri, mbrenda standardardeve dhe të harmonizuara. Nga ky verifikim u vërtetua se produkti (mish gjedhi) ka patur origjinë nga Kosova ashtu siç edhe është deklaruar!

9. Mostrat e marra dhe të testuara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të Republikës së Shqipërisë, kanë rezultuar në përputhshmëri dhe konform parametrave dhe standardeve të sigurisë ushqimore. Gjatë inspektimeve zyrtare për produktet me origjinë nga Kosova të subjektit ekonomik përkatës, nuk është gjetur ndonjë parregullsi e cila do të mund të kishte ndonjë ndikim në sigurinë ushqimore.

10. Bazuar në rezultatet e inspektimit, auditimit, gjurmimit dhe mostrimit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës konfirmon se nuk është cënuar shëndeti i konsumatorit dhe se mishi dhe produktet e tij janë të përshtatshme për konsum (eksport, import dhe treg të brendshëm).

11. Sasia e mishit të freskët që është ekportuar në Shqipëri por edhe në tregun e brendshëm, rezulton se është gjeneruar nga therja e kafshëve në thertoren e subjektit të cilat janë nënshtruar kontrollit veterinar (para, gjatë dhe pas therjes). Kafshët e therura kanë rezultuar të përshtatshme për konsum human. Kafshët janë therur, copëtuar, kategorizuar dhe paketuar në thertoren e subjektit.

12. Sa i përket cështjes së pretendimeve për evazion fiskal të subjektit ekonomik, është cështje e cila del përtej kompetencave zyrtare të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe me te njejten ceshtje jane duke u marre autoritetet tjera perkatese.

Me sa u tha më lart, sigurojmë opinionin publik se ushqimi që ka qarkulluar dhe qarkullon në tregun e brendshëm, është eksportuar, importuar si lëndë e parë, si gjysëm produkte apo edhe si produkte finale, ka qenë dhe është në pajtim me legjislacionin në fuqi, respektivisht me Ligjin nr. 08-120 për Ushqimin.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, përmes përmes Planeve të Kontrolleve Zyrtare dhe Monitorimit të Mbetjeve vazhdimisht kryen inspektime, auditime dhe mostrime në subjektet afariste prodhuese, përpunuese, distribuese dhe importuesit-depot ftohëse.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës është në komunikim të vazhdueshëm me palët e interesit: IKSHP, Shoqatën e Kosumatorëve, OBU, Menaxhimin e Emergjencave, Qendrat Shëndetësore etj, për monitorimin e situatës dhe menaxhimin e rasteve të sëmundjeve alimentare ushqimore akute.

Subjektet-operatorët e biznesit me ushqim janë duke vazhduar në instalimin e Sistemeve të Vet-Kontrollit për zbatimin e praktikave të mira të punës me ushqim dhe implementimin e programit sipas parimeve Sistemit HACCP sipas analizës së rrezikut të pikave kritike të kontrollit.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës poashtu komunikon dhe koordinohet me partnerët Evropian dhe Ndërkombëtar (RASFF, EFSA, WHO, INFOSAN, FAO, WOAH, ECDC dhe autoritetet kompetente të vendeve partnere) për shkëmbimin e infirmacioneve dhe pranimin e opinioneve shkencore për reagimet emergjente dhe monitorimin e situatës në rast të helmimeve ose incidenteve me ushqim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Hajduti i pasagjerëve
    Hajduti i pasagjerëve në urban, i cili u filmua teksa arratisej nga dritarja, pasi një pasagjer e pikasi që po vidhte. Hajduti ia doli që të largohej nga dritarja, por u kap më pas nga policia. Nuk është hera e parë që ai kryen vjedhje në urbanet e Tiranës.
    Klevisa Ymeri
    Klevisa Ymeri, shqiptarja, e cila aksidentoi për vdekje motër e vëlla në Kroaci. Ajo ishte duke qarkulluar me mjetin e saj luksoz, me një shpejtësi shumë të lartë, mbi 170 km në orë dhe pasi kreu një parakalim të gabuar, përplasi makinën ku po udhëtonin motër e vëlla. Aktualisht ajo është nën arrest në Kroaci.
    Edmond Lajqi
    Edmond Lajqi, është shqiptari i Kosovës, i cili ekzekutoi me armë gruan e tij. Ai kreu vrasjen brenda banesës ku jetonte me bashkëshorten dhe më pas u dorëzua në polici. Bashkëshortja e tij ishte dhunuar shumë herë nga Edmondi, i cili më 16 prill i mori jetën.
    Edin Nevzati
    Edin Nevzati, administrator i grupit Albking në telegram, ku publikoheshin foto dhe video intime të vajzave shqiptare. Grupi që ai administronte ishte kthyer në një vend ku shpërndaheshin materiale pornografike dhe shumë vajza binin pre e shantazheve.
    Valmir “Bosi”
    Valmir “Bosi”, është i riu nga Kosova, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi në një sfidë në Tik-Tok abuzoi me një të mitur. Ai e zhveshi të miturin dhe më pas tentonte ti puthte organin gjenital me forcë.
    Vajza gangstere
    Vajza gangstere me Porche, e cila duke rrezikuar jetën e saj dhe të tjerëve ndaloi në mes të autostradës makinën dhe filloi të konfliktohej me një shofer tjeter. Madje ajo nuk ngurroi t’i nxirrte edhe gishtin e mesit atij. Fatmirësisht nga kjo manovër e vajzës nuk pati të lënduar, por sjellja e saj mori shumë komente negative.
    Jetmir Daci
    Jetmir Daci, shoferi i dehur, i cili përplasi me makinë familjen nga Prrenjasi. Fatkeqësisht nga ky aksident humbi jetën një 23-vjeçare, në lule të rinisë. Shoferi rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Ai u arrestua nga policia dhe është në burg.
    Mauricio Sheldija
    Mauricio Sheldija, inspektor i AMP-së në Shkodër, i cili duket se ka abuzuar shumë me detyrën, por jo vetëm. Polici Sheldija ka shfrytëzuar punën dhe njohjet e tij në polici për të dhunuar të moshuarin në lidhje me një pronë të cilën i moshuari në fakt e ka fituar me gjyq. Gjithashtu, ai detyron punonjësit e policisë që të marrin sa më shumë rryshfet nga shoferët në qytetin e Shkodrës.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit