Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasaliu arrestohen në Zvicër, nuk lejohen të këndojnë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.04.2024, 11:50

Policia zvicerane ka arrestuar pak ditë më parë disa këngëtarë të njohur të estradës shqiptare.

Sipas raportimeve të mediave, Soni Malaj, Sinan Vllasalliu, Eugena Aliu dhe Don Phenom janë mbajtur 48 orë në paraburgim dhe nuk janë lejuar të këndojnë në një "Bajram Party" ku ishin të ftuar.

Këngëtarët shqiptarë do performonin më 13 prill në një klub të njohur në Zvicër, por pas kontrolleve të policisë ata nuk janë lejuar.

Shkak për këtë ndalim të tyre, mësohet se është bërë mungesa e lejes së punës. Dihet që shqiptarët e Shqipërisë, por edhe Kosovës tanimë, mund të lëvizin pa viza në Zvicër, por kjo nuk iu jep të drejtë atyre për të punuar.

Një prej këngëtarëve që u lejua të performonte, pasi ishte i pajisur me leje pune, tha rreth 150 policë kanë kryer kontrolle në klubin në fjalë dhe mes të ndaluarve ka qenë edhe vetë pronari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit