Gjendet i vdekur emigranti në Drenovë të Korçës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.04.2024, 08:32

Një emigrant nga vendet e Lindjes është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Drenovë të Korçës.

Kanë qenë banorët e fshatit ata që kanë konstatuar trupin e pajetë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Ka dyshime se emigranti i moshës rreth 25-vjeç, mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ashtu si shumë fshatra të tjerë në juglindje, edhe Drenova shërben si shteg për kalimin e emigrantëve të paligjshëm të cilët hyjnë në Shqipëri për të zgjedhur më pas destinacione të ndryshme në BE.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 18.04.2024, rreth orës 06:40, në fshatin Drenovë, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë, një shtetas i huaj (dyshohet emigrant nga Vendet e Treta) rreth 25-30 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit