Rreth 14,000 fëmijë të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.04.2024, 23:48

Më shumë se 13,800 fëmijë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor, sipas Drejtoreshës Ekzekutive të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Catherine Russell.

“Mijëra janë lënduar dhe mijëra të tjerë po vuajnë nga uria”,-tha ajo gjatë një konference për shtyp në Nju Jork.

Në një deklaratë të veçantë, Enti i Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave tha se "një fëmijë plagoset ose vdes çdo 10 minuta" në Gaza. Në deklaratë shtohej se më shumë se 10,000 gra janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, dhe 6,000 prej tyre lanë pas 19,000 fëmijë jetimë.

Specialistja e komunikimit e UNICEF-it Tess Ingram, e cila së fundmi vizitoi Gazën, tha gjatë një konference shtypi në Gjenevë të martën se ajo që e goditi ishte numri i fëmijëve të plagosur që pa.

"Jo vetëm në spitale, por në rrugë, në strehimoret e tyre të improvizuara, duke vazhduar jetën e tyre tashmë të ndryshuar përgjithmonë,"tha ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit