Rrugët e Shkodrës të pakalueshme nga uji, qytetarja-Becit: Nxirri për ne varkat e turistëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.04.2024, 16:03

Që prej ditës së djeshme, reshjet e shiut kanë pushtuar vendin duke shkaktuar jo pak probleme në qarkullim.

Ata që hasin më shumë vështirësi nga këto probleme janë qytetarët që duhet të lëvizin në këmbë për të kryer detyrimet dhe punët e tyre.

Për prindërit një ndër detyrimet kryesore është dërgimi i fëmijëve në çerdhe, kopshte apo shkolla. Por atyre në Shkodër, u duhet të marrin varka pasi rrugët janë mbuluar nga uji.

Një prind në këtë qytet i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar problemin me të cilin përballet ajo dhe prindërit e tjerë, në kopshtin publik "Njomëzat". Ajo thotë se prej muajsh dhe në ditë me shi, rruga për të çuar fëmijët në kopsht është e pakalueshme nga gropat e ujit.

Për këtë rast skandaloz, siç e cilëson vetë ajo, prindërit kanë bërë disa ankesa e denoncime në drejtorinë e kopshtit, por askush s'i ka përfillur ato. Me ironi, qytetarja i kërkon kryetarit të bashkisë, Benet Becit, që varkat e ankoruara në Shirokë, t'i nxjerrë në qarkullim edhe për qytetarët e thjeshtë dhe hallet e tyre.

Denoncimi i qytetares:

Miredita. Jam nje prind qe kam femijen ne kopshtin Njomezat Shkoder dhe kjo eshte gjendja ku duhet te qojme femijet ne dite me shi. Ju lutem postojeni si rast skandaloz pasi ka muaj qe ankohemi dhe sna perfillin dhe pergjigjet e drejtuses se kopshtit jan aq injorante dhe pa nivel. Ju lutem te pakten Kryetari bashkis te sjell varken qe ka len per turizem ne Shirok. Anonim ju lutem se jan probleme aq shum sa sduam tjera me femijet tane ne kto momente

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit