Djali vrau nusen dje, nëna e autorit ndërron jetë sot

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.04.2024, 12:29

Zyrafete Lajqi, nëna e Edmond Lajqit që një ditë më parë vrau bashkëshorten e tij në Pejë, ka ndërruar jetë.

Mediat kosovare raportojnë se nëna e autorit të ngjarjes së rëndë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital.

Ndërkohë djali i saj, sot ka dalë para gjykatës pasi akuzohet për vrasjen e bashkëshortes 43-vjeçare Gjyljeta Ukella.

Një ditë më parë, Lajqi vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, nënën e tre fëmijëve, teksa ajo ishte duke pirë kafen e mëngjesit. Ai e ka qëlluar me armë nga mbrapa dhe më pas ka njoftuar policinë duke deklaruar: "E vrava gruan".

Motivi i ngjarjes së rëndë ende nuk dihet, por ajo që vlen të thuhet është fakti se autori në vitin 2022 ka qenë i dënuar për dhunë në familje dhe është ndëshkuar me 400 euro gjobë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit