Vladimir Kola, 41-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasjen e Briken Sanajt është arrestuar në Gjermani.
Arrestimi i tij u krye nga Interpol Wiesbaden me qëllim ekstradimin në vendin tonë.m Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Tiranës në nëntor të 2023 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Më 30 tetor të vitit 2022 në kompleksin rezidencial "Kodra e Diellit", Tiranë, Kola vrau me kallashnikov 39-vjeçari Briken Sanaj. Për kryerjen e atentatit, Kola kishte ardhur posaçërisht nga Belgjika në Podgoricë dhe më pas në Shqipëri.
Atentati ndaj Sanajt ishte menduar e planifikuar në Belgjikë, vendi ku Kola jetonte prej vitesh. 39-vjeçari ka vepruar i vetëm në kryerjen e atentati, por në ndihmë, për sigurimin e mjetit me të cilin mbërriti në vendngjarje, i kanë ardhur dy shtetas nga Kosova. Dy kosovarët Kened Antoni dhe Gjelosh Krasniqi ishin personat që zhdukën makinën e përdorur në vrasje nga Vladimir Kola.
Motiv i vrasjes së 39-vjeçarit u bë një konflikt i nisur në vitin 2012, kohë kur vëllai i viktimës plagosi rëndë familjarin e autorit të dyshuar.