Serbia “mban peng” 300 shqiptarë të Kosovës në kufirin me Kroacinë, bllokon kalimin e tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.04.2024, 11:51

Që prej mesnatës, mbi 300 shtetas të Kosovës janë bllokuar nga Serbia në kufirin me Kroacinë.

Mediat vendase raportojnë se autobusët me pasagjerë që po udhëtonin drejt vendeve të Europës janë bllokuar në kufi dhe autoritetet serbe u kanë marrë edhe mjetet e identifikimit.

Në pikën doganore që lidh Serbinë me Kroacinë ka edhe shumë fëmijë e të moshuar me probleme shëndetësore. Sipas raportimeve të fundit, disa prej pasagjerëve kanë shfaqur shenja lodhje dhe sëmundje, por ndihma e shpejtë ende s'iu është ofruar ashtu sikurse edhe ushqimi.

Pasagjerët po merren në pyetje për vendin se ku punojnë, ku do shkojnë, apo sa ditë do rrinë, edhe pse tani lëvizja e shtetasve të Kosovës është e lirë dhe pa viza.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës iu ka kërkuar udhëtarëve që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar në kufi dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë.

Vlen të thuhet se ky bllokim i lëvizjes së autobusëve me targa kosovare vjen pas votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit