Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, Prokuroria kërkon mbi 30 vite burg për autorët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.04.2024, 11:37

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar mbi 30 vite burg për autorët e vrasjes së 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh.

Në seancën e sotme gjyqësore, prokuroria kërkoi 12 vite burg për 16-vjeçarin Orgito Çarçiu, i dyshuar si autori i vrasjes dhe nga 10 dhe 8 vite burg për bashkëpunorët e tij.

Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur. Por gjykata më herët ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët dhe do jetë gjykata ajo që do të llogarisë më tej dënimet e tyre.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 16 maj 2023, në Grmash. Konflikti që u bë shkak për krimin kishte nisur disa ditë para ngjarjes, pasi të rinjtë kishin shkëmbyer sharje në rrjetet sociale. Debati mes tyre përshkallëzoi mesditën e 16 majit, kur 4 adoleshentët sulmuan me thikë dhe doreza 15-vjeçarin Marko Liçi, ndërsa viktima Fatjon Bici, i cili ishte dhe kushëriri i adoleshentit u fut për t’i ndarë.

Por kjo ndërhyrje e 15-vjeçarit rezultoi fatale pasi ai u qëllua me thikë në zemër dhe si pasojë gjeti vdekjen.

Ngjarja e rëndë tronditi gjithë qytetin e Gramshit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit