Shembet Ura e Ersekës! Vëllai i deputetit të PS Ndue Kola mori 50 Milionë €

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.04.2024, 11:00

Dy muaj më parë, aksi rrugor Korçë-Ersekë, që i ka kushtuar buxhetit të shtetit plot 50 milionë euro, u shemb në mënyrë të frikshme.

"Investimi" i propaganduar dhe reklamuar nga qeveria nxorri zbuluar cilësinë e punimeve dhe gllabërimin e fondeve nga ana e oligarkëve.

Por për të fshehur sa më parë skandalin, kompania që fitoi tenderin ka rinisur punimet për rregullimin e këtij aksi kaq të rëndësishëm.

Qytetarët thonë se pavarësisht shembjes së rrugës dhe skandalit që doli zbuluar, punimet e reja që po kryhen janë me cilësi skandaloze. Ata shprehen se investimet e reja në këtë aks janë si mos më keq, pasi oligarkët e kanë mendjen vetëm te xhepat e tyre dhe abuzimi me fondet.

Rikujtojmë se tenderin e kësaj rruge e ka fituar kompania A.N.K. në pronësi të vëllait të deputetit socialist Ndue Kola. Kompania e tij ka marrë afro 4 milion euro shtesë për punime të paparashikuara dhe 1 kilometër e rrugës ka kushtuar 3 milion euro.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ para pak muajsh eshte rrezuar nje pjese e ures ne aksin Korce -Erseke dhe tani kjo eshte gjendja e rruges se re qe po ndertohet SKANDALOZE keto jan investimet e kryetarit qe ka hall se mos nuk i ngelin fonde per te futur ne xhepat e tij

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit