Vdekja e shqiptarit në kampin anglez, familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes së rëndë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.04.2024, 10:12

Familjarët e emigrantit shqiptar Alfred Dosku kërkojnë hetime nga autoritetet angleze për vdekjen e tij.

37-vjeçari shqiptar vdiq në spitalin në Redhill, Surrey, më 17 nëntor 2023 pasi u gjet i varur me çarçafë nga stafi i qendrës së imigracionit.

Kushërira e shqiptarit, Ledisa Hysa Dosku kërkon zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe përgjigje për shumë pikëpyetje që ajo dhe familjarët kanë.

“Duam vetëm të dimë se çfarë ka ndodhur”.

Ajo tha se kushëriri i saj ishte "shumë i zgjuar", duke shtuar se familja nuk e kupton se si ai përfundoi në qendrën e imigracionit.

“Bisedën e fundit e kishte me vëllain, ai ishte mirë dhe gati të kthehej. Ishte gati të bashkohej me familjen”.

Sipas saj, vdekja e shqiptarit ishte "plotësisht e pakuptueshme".

Pas dyshimeve që familjarët kanë hedhur, autoritetet angleze kanë vendosur nisjen e hetimeve. Në pyetje do merren edhe stafi i i kujdesit shëndetësor që priti Doskun kur ai mbërriti në spital.

Hetimi është planifikuar të zhvillohet brenda dhjetorit të këtij viti në një datë që do të vendoset në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit