U rrëzua nga lartësia, shqiptari në Itali humb jetën në vendin e punës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.04.2024, 09:39

Një 55-vjeçar shqiptar ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një kantier në Asola, në qendër të Mantuas në via Nazario Sauro, në qendër të qytetit.

Shqiptari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ishte duke punuar në një ballkon me një mur të lartë. Por ka dyshime se ai ka humbur ekuilibrin, për arsye ende nën hetim, dhe ka rënë nga një lartësi prej rreth 4 metrash dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi ka duke goditur kokën në trotuar.

Në vendngjarje ndodhet edhe policia dhe do të duhet të kryejë të gjitha hetimet e nevojshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit