3 të plagosur, një në gjendje të rëndë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.04.2024, 07:27

Një aksident i rëndë me pasojë tre të plagosur është shënuar mbrëmjen e të martës në aksin rrugor Fushë Krujë-Rinas.

Një mjet tip “Volkswagen” është përplasur me një “Benz” fuoristradë në rrethana ende të paqarta.

Sipas informacioneve, prej të plagosurve është nisur drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar. Lagështia në rrugë ka çuar në përplasjen mes mjeteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit