Dy rojet në Elbasan përdhunuan 31-vjeçarin kur ai po iu çonte kafe, njëri pranon se e ka zhveshur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.04.2024, 16:03

Ekspertiza mjekoligjore ka konfirmuar përdhunimin e 31-vjeçarit në Elbasan.

I riu, i cili vuan nga epilepsia dhe probleme të shëndetit mendor, pas denoncimit të kryer në praninë e nënës së tij, i është nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe aty është konfimuar akti i rëndë.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar 44-vjeçarin Bledi Jolla dhe 59-vjeçarin Rexhep Balla, të cilët gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar pjesërisht ngjarjen e rëndë. Njëri prej tyre ka deklaruar se e ka zhveshur të riun gjatë kohës që ai po u sillte kafenë.

Dy të arrestuarit punojnë roje në një objekt privat dhe denoncimin për ngjarjen e rëndë e ka bërë nëna e e djalit, e cila ka parë shenja tek i biri dhe një sjellje të frikësuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit