Vendgrumbullimi i mbetjeve në Kukës prej ditësh mes flakëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.04.2024, 15:34

Vendgrumbullimi i mbetjeve ubrane në Kukës është përfshirë nga flakët dhe po digjet prej më shumë se 4 ditësh.

Qytetarët kuksianë kanë dyshime se zjarri është i qëllimshëm pasi edhe para 7 muajsh, ky vendgrumbullim në zonën e Mamëzit, është përfshirë nga flakët.

Ata thonë se shteti pasi ka shpërdoruar fondin për ndërtimin e inceneratorit, sheh djegien e mbetjeve si zgjidhje për asgjësimin e shpejtë dhe pa shpenzime të tyre. Përballë kësaj masakre mjedisore që vijon prej ditësh, qytetarët deklarojnë se shteti nuk ka marrë asnjë lloj mase.

Vlen të thuhet se ndotja që këto mbetje të djegura shkaktojnë për njerëzit, por edhe gjallesat bimore e shtazore është tepër e madhe.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje, Erdhem nga emigrimi per pushime Ja si na presin pushtetaret. Djegja e plerave vazhdon pas 3 ditesh dhe shteti nuk ben asnje gje pasi u vodh dhe fondi i meparshem 330milion lek per incineratorin e kukesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit