Policia italiane tërheq zvarrë minorenët shqiptarë e marokenë pasi i kapi duke pirë alkool

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.04.2024, 09:50

Çdo vit, me qindra minorenë nga Shqipëria e jo vetëm, kërkojnë strehë, ushqim dhe përkujdesje nga shteti italian duke u deklaruar si të pashoqëruar ose “braktisur” nga prindërit e tyre.

Kjo mënyrë për të përfituar dokumentet italiane nuk është aq e lehtë, pasi minorenët duke qenë nënmoshë përballen edhe me abuzime apo edhe raste dhune.

Për të denoncuar një rast të tillë, të ndodhur së fundmi në kampin e minorenëve në Firence, një shqiptar i është drejtuar redaksisë tonë.

Ai thotë se pak ditë më parë, disa minorenë marokenë kanë pirë alkool dhe janë dehur. Por kur kanë mbërritur në pallatin ku strehohen nga shteti italian dikush ka njoftuar në telefon policinë.

Sipas tij, policia italiane ka ushtruar dhunë ndaj dy të miturve dhe i ka marrë me forcë nga kampi ku qëndronin. Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, mund të shihet presioni që policia italiane ushtron ndaj të miturve por edhe minorenët, mes tyre edhe shqiptarë, që përpiqen të kundërshtojnë shoqërimin me forcë të shokëve të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit