Familjarët denoncuan humbjen e tij në JOQ, trupi i pajetë i 49-vjeçarit gjendet në lumë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.04.2024, 13:33

Shkëlqim Kazazi, 49-vjeçari nga Shkodra që ishte larguar nga banesa prej dy ditësh, është gjetur i pajetë në lumin Buna.

Kanë qenë vetë familjarët, ata që kanë gjetur trupin e pajetë të 49-vjeçarit në lumë, pranë fshatit Pentar.

Kazazi ishte larguar nga shtëpia që më datë 12 prill dhe vëllai i tij pas denoncimit në polici kërkoi edhe ndihmën e shqiptarëve për gjetjen e tij. Në trupin e 49-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, prandaj policia po heton shkakun e vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:25, në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Pentar, është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë i shtetasit Sh. K., 49 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Më datë 13.04.2024, shtetasi G. K., vëllai i shtetasit Sh. K., ka kallëzuar në Polici, se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit