Arrestohen dy burra nga Elbasani, përdhunuan të riun me aftësi të kufizuara

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.04.2024, 13:46

Dy burra, njëri 44 vjeç dhe tjetri 59 vjeç janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara.

Ka qenë nëna e këtij të fundit,ajo që ka bërë kallëzimin në polici.

Policia e Elbasanit njofton:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit