Me BMW dhe shpejtësi 170 km/h, shqiptarja përplas për vdekje dy të rinj në Kroaci

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.04.2024, 12:36

Kroacia është tronditur nga një tragjedi pak ditë më parë, pasi një 29-vjeçare shqiptare ka shkaktuar një aksident me dy viktima në zonën e Ratacit.

Klevisa Ymeri ka parakaluar ilegalisht në zonën e Ratacit dhe është përplasur kokë më kokë me një automjet në të cilin ndodheshin dy të rinj, vëlla dhe motër: 21-vjeçari Stjepan dhe 19-vjeçarja Katarina Đerek .

Shqiptarja ka qenë duke lëvizur me një fuoristradë BMW me targa sllovake e me shpejtësi gati 170 km/h kur është përplasur me makinën e të rinjve që kanë humbur jetën në vendngjarje. Vetë e reja shqiptare ka pësuar lëndime të lehta dhe për këtë arsye është transferuar në repartin e kirurgjisë abdominale në Spitalin e Përgjithshëm të Dubrovnikut. Pas aksidentit dhe daljes nga Spitali i Përgjithshëm i Dubrovnikut, shqiptarja është arrestuar dhe marrë në pyetje.

Gjykata e Qarkut të Dubrovnikut ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor për shqiptaren Ymeri. Ajo akuzohet për parakalim krejtësisht të pakujdesshëm dhe shkaktimin e një aksidenti ku humbën jetën dy të rinj.

Mediat kroate raportojnë se as Ymeri dhe as dikush nga familja e saj nuk ka kontaktuar me familjen Đerek për t'i shprehur ngushëllimet apo keqardhjen e tyre.

Përveç rrjeteve sociale, ku publikon foto/video nga jeta luksoze që bën, e reja shqiptare njihet edhe për surprizën që në vitin 2022 i bëri mikut të saj në burgun e Trentos në Itali. Ajo së bashku me disa shqiptarë të tjerë, surprizuan të burgosurin për ditëlindje me fishekzjarre dhe altoparlant.

Jutarnji list - Vozačica (29) zbog koje su poginuli Katarina i Stjepan uhićena odmah nakon izlaska iz bolnice! Poznat i datum sprovoda...

Viktimat, vëlla e motër

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit