Anija ruse furnizon Shqipërinë me grurë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.04.2024, 11:24

Pavarësisht se Rama njoftoi shkëputjen kategorike me Rusinë në çdo fushë pas nisjes së luftës me Ukrainën, nuk dihet se për sa kohë mallrat rusë kanë furnizuar Shqipërinë.

Fasada diplomatike e solidarizimit me vendet e bojkotit duket se zuri vend vetëm gojarisht… pasi praktikisht Shqipëria jo vetëm që furnizohet nga Rusia me bazën e parë të produkteve të shportës ushqimore, por ky shtet eksporton një shumëllojshmëri mallrash në vendin tonë, duke përmendur këtu nga makinat.

As turistëve rusë nuk u është ndaluar hyrja në Shqipëri pasi shpeshherë janë raportuar nga qytetarët shqiptarë në JOQ, si provë të shprehjes “nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë”, e aplikuar nga kryeministri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit