Vrau babanë dhe vëllain e ish-gruas, burg të përjetshëm për Besnik Pjetrin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.04.2024, 11:09

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin Besnik Pjetri (Përdeda) i cili në muajin gusht të vitit 2022 vrau ish-vjehrrin, Pjetër Perajku dhe ish-kunatin, Gentian Perjaku në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.

Babë e bir sapo ishin kthyer nga Italia, ku jetonin e punonin, kur u vranë me armë zjarri nga ish-dhëndri që ishte divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshortja.

Por debatet e tyre për pasurinë dhe pronat kishin vijuar edhe pas divorcit dhe Besniku ishte betuar se do të merrte hak ndaj familjes së ish-gruas.

Në Itali ai ka bërë dy vite burg pas denoncimeve të ish-bashkëshortes për shkak të konflikteve të shumta që kishin. Pas kryerjes së dënimit, ai ishte deportuar në Shqipëri dhe ishte në pritje për të marrë hak. Sapo ka marrë vesh se Pjetër Perjaku dhe djali i tij Gentiani ishin kthyer nga Italia, ai ka marrë armën dhe i ka vrarë në oborrin e shtëpisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit