Do sillnin në Shqipëri mbi 600 mijë £, në pranga 4 shqiptarë në Angli

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.04.2024, 09:32

Katër shqiptarë, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që kontrabandonte paratë kriminale nga Britania e Madhe në Shqipëri, janë arrestuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit.

Të dyshuarit u arrestuan më 13 prill pas një seri bastisjesh të koordinuara që filluan me arrestimin e një shtetasi shqiptar 48-vjeçar në Dover.

Përafërsisht 390,000 £ para në dorë u sekuestruan në automjetin e tij, i cili dyshohet se ishte rrugës për në Shqipëri. Dy burra të tjerë, të moshës 34 dhe 22 vjeç, dhe një djalë 17-vjeçar u arrestuan në Tottenham Hale, Londër, dhe rreth 150,000 £ në para të gatshme u sekuestruan në një automjet të dytë.

Hetimi filloi në shkurt 2022 pasi Forcat Kufitare ndaluan 48-vjeçarin në kontrollet e tunelit të Channel në Folkestone, Kent. Brenda furgonit të tij Mercedes Sprinter, i cili ishte nisur për në Tiranë, oficerët gjetën gjithsej 390,000 £ të mbështjella në pako. Shtëpia e të dyshuarit në Haringey, Londër, u kontrollua dhe oficerët zbuluan 150,000 £ të tjera në para.

Ndërkohë që një 34-vjeçari shqiptar që ishte arrestuar më parë në shtator 2022, oficerët i zbuluan mbi 20,000 £ në makinën e tij. Në gusht 2023, u sekuestruan edhe 43,980 £ të tjera, të cilat besohej se ishin të destinuara për t'u transportuar nga grupi.

Të dy personat mbetën nën hetim derisa u arrestuan sërish të shtunën. Që atëherë ata janë liruar me kusht. 22-vjeçari dhe djali 17-vjeçar u lanë të lirë nën hetim në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Oficerët besojnë se të arrestuarit punojnë për një kompani korrierësh legjitime, por e specializuar në transferimin e parave të paligjshme të bandave të tjera kriminale të drejtuara nga shqiptarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit