Sidney bie pre e një tjetër sulmi me thikë, goditet në kishë kleriku dhe disa besimtarë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.04.2024, 18:18

Një klerik dhe disa besimtarë janë goditur me thikë gjatë një shërbese kishtare, ne Sidnej ditën e sotme.

Një video qarkullon në rrjete sociale ku tregohet momenti kur agresori doli përballë Mar Mari Emmanuel dhe e goditi duke e parë në sy. Ky sulm vjen pas një masakre që ndodhi para dy ditësh në Sidnej në një qendër tregtare ku mbetën të vdekur gjashtë persona mes tyre edhe një foshnje 9 muajshe, shkruan tvanews.

Disa të tjerë u përpoqën menjëherë të ndërhynin ndërsa britmat dëgjoheshin në kishë.

Policia tha se asnjë nga të lënduarit nuk mori lëndime kërcënuese për jetën dhe se ata u kuruan nga mjekët në vendngjarje përpara se të dërgoheshin në spital.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit