“Pas propagandës mjelmat zhduken nga liqeni dhe bëhen me pronar, Bashkia Tiranë të marrë masa”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.04.2024, 13:48

Në liqenin artificial të Tiranës prej disa kohësh mungojnë patat dhe mjelmat dhe kjo gjë është vënë re edhe nga qytetarët.

Shëtitjet e tyre rreth parkut të liqenit nuk janë më nën shoqërinë e shpendëve të reklamuar edhe nga Edi Rama e Erion Veliaj, pasi ato ka kohë që janë zhdukur.

Një qytetar që prej 3 vitesh dërgonte fëmijët te diga e liqenit për të ushqyer patat e mjelmat, ka zbuluar vendndodhjen e tyre të re dhe ka një denoncim për Bashkinë Tiranë.

Ai thotë se një lokal, brenda parkut të liqenit ka përvetësuar shpendët në fjalë dhe tani i mban brenda oborrit të tij, që e ka rrethuar me gardh. Sipas qytetarit, biznesi në fjalë i ka rrethuar mjelmat dhe patat që ato të mos kenë asnjë mundësi të rikthehen sërish në liqen, aty ku e kanë vendin prej disa vitesh.

Për këtë ngjarje të paprecedentë, ai ka bërë denoncim edhe në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, nën varësinë e Bashkisë Tiranë, por pa asnjë zgjidhje. Nga ky institucion, qytetarit i është thënë do të merren masa të menjëhershme, por qytetari thotë se kanë kaluar disa ditë dhe asnjë ndryshim s'ka ndodhur. Madje ai thotë se mjelma që qëndronte brenda rrethimit të lokalit, ka ditë që është zhdukur.

Për këto arsye, ai i kërkon Bashkisë Tiranë që të dalë në terren dhe të shohë se çfarë ndodh me shpendët që i takojnë bashkisë dhe shërbejnë si atraksion për fëmijët e të rriturit. Ai thotë se liqenet e botës janë të mbushura plot me shpendë, ndërsa në Shqipëri ato pak që janë shërbejnë për propagandën e qeverisë dhe bashkisë dhe më pas zhduken papritur.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje stafi i JOQ , desha te beja nje denoncim per administraten e Parkut te Liqenit Tirane, nuk e di nese eshte nga pa aftesia e inspektorve te parkut ,apo jane thjesht te korruptuar por prej ditesh jane zhdukur patat dhe mjellma e liqenit , prej me shum se 3 vitesh 31 pate qendronin ne te njejtin vend ne fund te diges dhe ne cdo mbazdite coja femijet per ti ushqyer , si une edhe qindra prinder te tjer , prej ditesh patat mungonin dhe rastesisht sot pash qe nje lokal ne brendesi te parkut i kishte pervetesuar , dhe i kishte rrethuar me rrjet qe te mos kishin mundesi te rikthehen ne liqen perseri . Do pyesni perse mendoj qe jan te liqenit dhe jo te biznesit , e di me siguri sepse kemi 3 vite qe i ushqejm dhe i dallojm . Shpresoj qe ju ta postoni kete denoncim pasi vetem ju mundet te detyroni inspektoret e parkut dhe policine bashkiake te marr masa dhe te rikthej patat aty ku kan vendin ne liqen . Sqarim patat nuk kan qen te biznesit pasi kan qen patat e zoo park te cilat u transferuan ne liqen kur u rregullua zoo park .Jane te njejtat pata qe Erjon Velia dhe Edi Rama i kan postuar me mburrje dhe sot jan pervetesuar nga nje biznes i zones qe quhet La Gaga , po ju dergoj dhe foton ku i kan mbyllur .. faleminderit nese e postoni

Nga bashkia u kthye nje mesazh ku thuhej qe do merreshin masa per kete gje , por sot eshte data 15 dhe asgje nuk ka ndodhur , biznesi vazhdon te mbaj te mbyllura patat vec kesaj eshte zhdukur edhe mjellma gjat ketyre diteve .E kuptoj qe patat jan pa pronar ose me sakt jan pjese e liqenit dhe si pjese e parkut jan prone per te cilen duhet te kujdeset bashkia por mesa duket inspektoret dhe policia bashkiake flen gjum dhe kujdesen vetem per fasaden dhe propaganden dhe nuk i intereson aspak qe qindra qytetar cdo dite sillnin femijet per te ushqyer patat si nje menyre argetimi dhe gezimi per femijet tane . Liqenet e botes jan te mbushura me mjellma , rosa dhe pata ndersa ne nje liqen qe kemi dhe ato 2 shpend qe jetojn aty i lem ne meshir te fatit dhe lejojm te vidhen nga njerez te pa ngopur . Me vjen tur ti them 2 djemve te mi kur me thon ku jan patat qe keshtu eshte Shqiperia , qe i forti te merr pronen , te merr gezimin dhe jeten e jo me ca pata

Denoncimin me shum dua ta bej per bashkine , se jan ata qe duhet te patrullojn parkun dhe ti shohin keto gjera , se biznesi ne fund te fundit mund te kujtoj se eshte mall pa zot per aq koh sa policia bashkiake apo inspektoret nuk reagojn . Madje edhe i kam pyetur dhe me kan then do jen verdall neper liqen . Se mbase biznesi kujton qe i erdhen nga qielki

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit