Sherr mes grave në Fier, goditet me gërshërë 52-vjeçarja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.04.2024, 11:45

Një sherr fizik mes dy grave ka ndodhur së fundmi në qyetin e Fierit.

Mësohet se për motive të dobëta, dy gra janë konfliktuar fizikisht dhe njëra prej tyre është goditur me gërshërë. Policia ka proceduar penalisht 49-vjeçaren që ka goditur me gërshërë 52-vjeçaren e cila ka mbetur e plagosur gjatë këtij sherri, por pa rrezik për jetën.

Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit