Durrësi, qyteti më i nxehtë i Ballkanit deri më 2040, shkak betoni dhe ndërtimet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.04.2024, 09:39

Qendrat e mëdha urbane të rajonit të Ballkanit do të përjetojnë valë më të mëdha të të nxehtit se zonat rreth tyre.

Sipas një raporti të fundit nga Banka Botërore për Ballkanin Perëndimor, valët e të nxehtit pritet të rriten shpejt në dekadat në vijim. Në raport thuhet se ndërmjet viteve 1990 dhe 2040, Durrësi do ketë rritjen më të lartë në indeksin i madhësisë së valës së nxehtësisë midis një kampioni qytetesh të mëdha në rajon. Pas Durrësit, me temperatura të larta do përballet edhe Prishtina, Podgorica, Sarajeva, Tirana dhe Shkupi.

Raporti vë në dukje faktin se temperaturat në botë pritet të rriten me 4% në krahasim me verën mesatare, ndërkohë që temperatura në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet të rritet deri në 7,5°C krahasuar me nivelet para-industriale.

Por këto valë nxehtësie pritet të kenë një ndikim të madh edhe në shëndetin publik dhe mirëqenien socio-ekonomike pasi do ndikojnë negativisht në produktivitetin e punës në të gjithë sektorët, sidomos bujqësi dhe ndërtim.

"Pabarazia termike" është një element dallues për qytetet e Ballkanit Perëndimor pasi në disa lagje banorët janë të ekspozuar ndaj temperaturave më të larta se 5°C sesa banorët e lagjet më të gjelbëruara. Matjet në qytetet shqiptare kanë treguar se në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, pabarazitë e temperaturës arrijnë në intervalin 4-6°C.

Një detaj i rëndësishëm i këtij raporti është fakti se stresi i nxehtësisë u tregua sistematikisht më i lartë në lagjet me densitet të lartë të sipërfaqeve të ndërtuara, si trotuaret e asfaltit dhe një incidencë e ulët e barit, shkurreve dhe mbulesave të pemëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit