Ishte xheloz për të, shqiptari rreh të dashurën dhe e lidh me litar pas krevatit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.04.2024, 08:57

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar së fundmi në Firence, Itali pasi ka dhunuar partneren e tij dhe e ka mbajtur peng në shtëpi.

Pasditen e 8 prillit, vajza në fjalë në gjendje konfuzioni dhe lotësh është paraqitur në polici duke thënë se ka pasur një debat brutal me burrin me të cilin jetonte. Shqiptari jo vetëm e kishte sulmuar, por edhe e kishte lidhur me litar në shtrat dhe nga frika se ajo mund të shpëtonte, i kishte hequr edhe çelësat e shtëpisë.

Fatmirësisht vajza ka arritur të çlirohet dhe më pas të zbresë nga dritarja, duke qenë se apartamenti ndodhet në katin e ndërmjetëm. Në rrugë ajo ka takuar kalimtarë të rastit të cilët e kanë ndihmuar dhe e kanë shoqëruar në polici. Këtu e reja ka rrëfyer makthin e saj, duke shtuar se në të kaluarën kishte pasur episode të tjera të këqija nga ana e partnerit të saj, të shkaktuara nga xhelozia e tij.

Në atë moment, policët kontrolluan shtëpinë dhe gjetën një litar në gardërobë. Në përfundim të të gjitha hetimeve, shqiptari u arrestua dhe ndaj tij rëndon akuza për keqtrajtim dhe rrëmbim familjar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit