Qytetari: Tibo më mashtroi! Më hoqi kanalet e sportit në kontratën 1-vjeçare pa kaluar viti

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.04.2024, 12:41

Platforma e transmetimit të kanaleve televizive me pagesë Tibo është denoncuar për JOQ nga një qytetar. Ai thotë se ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me këtë platformë për blerjen e kanaleve, por se kontrata i është ndryshuar pa miratimin e tij.

Qytetari shprehet se në muajin dhjetor ka nënshkruar kontratën 1-vjeçare për transmetimin e të gjitha kanaleve premium dhe atyre të sportit, duke e kryer pagesën për çdo muaj me radhë.

Por në muajin mars, ai thotë se TIBO i ka ndryshuar llojin e kontratës dhe ka hequr kanalet e sportit. Sipas qytetarit, kontrata është ndryshuar pa dijeninë e tij por sipas dëshirës së TIBO.

Denoncimi i qytetarit:

Prsh Duke qene se vetem ju na keni ngelur si media ku te ankohem. Doja te beja nji ankese per platformen tibo. Bera kontrate 1 vjecare por zgjodha ta paguaj muaj per muaj se nuk kisha mundesi(dhe mire bera se do me kishin mashtruar si me mashtruan).

Kontrata ishte Internet 300mbps+tibo tv prenium(dmth me gjith kanale sporti etj).

Kjo eshte fatura per muajin e pare dhjetor dmth

Ndersa tani ne mars me thane nuk i ke me kanalet e sportit se i kemi hequr Ndersa kjo eshte fatura e muajit mars Tibo baze

Ndryshim kontrate pa kaluar viti si i pelqeu ktyre. Nderkohe kjo eshte kontrata 1 vjecare qe kam lidhur

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit