Sapo ishte kthyer nga Greqia, kjo është 24-vjeçarja që u aksidentua në Prrenjas

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.04.2024, 21:26

Eneida Pishkashi, e reja që shihni në foto është 24-vjeçarja që u lëndua rëndë nga aksidenti i datës 8 prill në aksin Prrenjas- Qafë Thanë dhe ndërroi jetë ditën e djeshme te Spitali i Traumës.

24-vjeçarja nga Rrajca sapo ishte kthyer me familjen nga Greqia kur një 44-vjeçar përplasi atë dhe 5 anëtarët e familjes që kishin parkuar makinën pranë një karburanti.

Pas ndalimit nga policia, shoferi 44-vjeçar rezultoi i dehur në nivelin 0.40 mg/l. Në fillim ai u la i lirë, por pas vdekjes së 24-vjeçares, atij iu vunë sërish prangat.

Nga ky aksident i rëndë mbeti e plagosur edhe vajza tjetër e familjes 10 vjeçe e cila ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6-vjeçare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit