Pas sherrit fizik gjatë peshkimit, dy vëllezërit në Dimal i djegin divanin 22-vjeçarit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.04.2024, 20:41

Dy vëllezër janë arrestuar së fundmi në Dimal pasi janë konfliktuar dhe i kanë vënë zjarrin divanit të shokut të tyre.

Shtetasit me iniciale A.D 50-vjeç dhe vëllai i tij H.D 44-vjeç dhe nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, gjatë peshkimit janë konfliktuar fizikisht me 22-vjeçarin me iniciale D.B.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, dy vëllezërit pas konfliktit i kanë shkuar në banesën e shtetasit D. B. dhe kanë djegur një divan në ballkonin e banesës së tij.

Tani ata akuzohen për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”;

Ndërkohë që 22-vjeçari banues në Dimal, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit